Pikturë, muzikë dhe sport/ Universiteti i Shkodrës shpall datat e konkurseve të pranimit

Publikuar me datë:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka shpallur zyrtarisht kalendarin për regjistrimet dhe konkurset e pranimit në disa prej programeve të studimit që kërkojnë testime praktike në Fakultetin e Shkencave të Edukimit.

Kandidatët që kërkojnë të ndjekin programet Pikturë dhe Grafikë apo Pedagogji Muzikore do të mund të regjistrohen më 17 gusht, nga ora 08:00 deri në 13:00, pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Konkursi i pranimit për këto dy programe është caktuar të mbahet më 18 gusht, në orën 09:00, përkatësisht në Atelienë e Grafikës dhe në Departamentin e Arteve.

Përsa i përket programit Edukim Fizik dhe Sporte, aplikimet do të jenë të hapura në datat 17, 18 dhe 19 gusht. Konkursi për këtë program do të zhvillohet më 20 gusht, në orën 09:00, në ambientet e Pallatit të Sporteve “Qazim Dervishi”.

Këto programe mbeten pjesë e rëndësishme e ofertës studimore të Universitetit të Shkodrës, duke u mundësuar të rinjve të ndjekin formim në fushat e arteve, muzikës dhe sporteve. Përzgjedhja e studentëve të rinj do të kryhet nëpërmjet konkurseve të pranimit që vlerësojnë aftësitë praktike dhe përgatitjen e tyre për secilën degë.

Universiteti iu drejtohet të gjithë të interesuarve me një apel për të respektuar afatet dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim pjesëmarrjen në konkurset e pranimit për vitin akademik të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related