SPAK nisi një aksion blic mëngjesin e sotëm, ndërsa ka lëshuar disa masa sigurie dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje telefonike për News24 detaje nga aksioni në fjalë, lajm ky ekskluziv.
Aksioni në fjalë bëhet në kuadër të hetimeve për skandalin tek AKSHI, ku nën hetim është ish-drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, pas hekurave Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala.

