Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark, aksionet e 4iG në pikiatë

Publikuar me datë:

Kryeministri hungarez Peter Magyar ka sulmuar drejpëdrejtë pronarin e grupit 4iG, Gellert Jaszai, duke e quajtur oligark.

Deklarata është pas mbledhjes së parë të qeverisë së re hungareze, ku u zbulua se vetëm një muaj para zgjedhjeve ish qeveria e Orban i ka dhënë një kontratë sekrete prej 3.6 miliardë eurosh grupit 4iG, që është kompania mëmë e One Albania.

“Zotërinjtë dhe zonjat oligarkë duhet ta konsiderojnë këtë marrëveshje sikur të mos ekzistonte. Sepse vendi sigurisht që nuk ka nevojë për të në këtë formë,” u shpreh Magyar pas mbledhjes së parë, në të cilën u bë dhe dorëzimi ceremonial i pushtetit.

Menjëherë pas këtyre deklaratave aksionet e kompanisë 4iG në bursë shënuan një rënie përëluese prej 16 për qindësh.

Çmimi i një aksioni të 4IG ishte 1990 forinta të enjten, por të premten në mëngjes ra në 1,670 forinta, një rënie prej 16 përqind.

Në orët e vona të paradites aksionet e kompanisë rekuperuan disi dhe pasdite e mbyllën tregtimin me 1720 forinta për aksion.

Péter Magyar deklaroi gjatë dorëzimit të pushtetit midis qeverisë në largim dhe asaj të sapoformuar se marrëveshja midis qeverisë së mëparshme Orbán dhe kompanisë së teknologjisë hapësinore 4iG me vlerë 3.6 miliardë euro duhet të “konsiderohet si joekzistente”.

Ai njoftoi gjithashtu se qeveria kishte refuzuar pagesën e faturës së parë për këtë kontratë dhe do të ndërmarrë një hetim të hollësishëm të saj.

Pikiata e 4iG

Aksionet e 4IG kanë humbur më shumë se 63 për qind të vlerës në gjashtë muajt e fundit, duke përbërë një nga rëniet më të mëdha të vlerës së një kompanie jo vetëm në bursën hungareze por shumë më gjerë.

E konsideruar gjerësisht në Hungari si një kompani vasale e ish kryeministrit Orban, e ardhmja e 4iG është tronditur thellësisht pas zgjedhjeve të reja, që sollën në pushtet kryeministin Magyar.

Ky e fundit e ka vënë kompaninë nën shënjestër dhe para zgjedhjeve shiti dhe aksionet që zotëronte tek kjo kompani në shenjë demonstrative./Kapitali.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]