Pesë interpelanca dhe mocion me debat, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

Publikuar me datë:

Kuvendi i do të mblidhet sërish mëngjesin e kësaj të enjte në seancë plenare, në orën 10:00.

Seanca do të hapet me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe me njoftimet procedurale, për t’i lënë më pas vend diskutimeve politike.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian. Debati pritet të përqendrohet te ekonomia, korrupsioni, klima e biznesit dhe standardet e kërkuara në procesin e integrimit europian.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu edhe projekt-rezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Në seancën e sotme janë parashikuar edhe disa interpelanca me anëtarë të qeverisë. Kryeministri Edi Rama do të përballet me interpelancë të kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

Po ashtu, interpelanca do të zhvillohen edhe me:

Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri;
Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo;
Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe;
Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, si edhe nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]