Përurohet në Kukës memoriali “Sakrifica”, në nder të minatorëve dhe punonjësve të industrisë

Publikuar me datë:

Në qytetin e Kukësit u përurua memoriali “Sakrifica”, kushtuar gjeologëve, minatorëve, metalurgëve dhe punonjësve të energjisë elektrike që kanë dhënë një kontribut të çmuar në historinë industriale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Ndërtimi i memorialit u realizua me mbështetjen e “Kastrati Group”. Zëvendëspresidenti i “Kastrati Group”, Leonard Kastrati u shpreh se kjo mbështetje vjen në nderim të një trashëgimie pune dhe sakrifice që, sipas tij, meriton të kujtohet përjetësisht.

Inxhinieri Pajtim Bello, ish-drejtues i industrisë minerare në Kukës, tha se monumenti do të mbetet një dëshmi e sakrificave të shumë brezave të minatorëve dhe specialistëve të kësaj industrie.

Edhe Qazim Laçi, ish-drejtor i Minierës së Bakrit në Gjegjan, e cilësoi memorialin si një vepër madhore për historinë e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Memoriali “Sakrifica” u realizua nga skulptori Besart Papa, ndërsa projektimi urbanistik dhe arkitektonik i sheshit u krye nga arkitekti Andrit Shehu.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, biznesmenë dhe qytetarë të shumtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...