Përshkallëzohet zjarri pranë Inceneratorit të Elbasanit, flakët afrohen te fusha e mbetjeve

Publikuar me datë:

Situata e zjarrit që ka shpërthyer afër lumit Shkumbin, pranë fushës së mbetjeve dhe Inceneratorit të Elbasanit, ka shkuar në përkeqësim të ndjeshëm, duke rritur frikën për përhapjen e flakëve.

Sipas raportimeve nga BW, edhe pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse, flakët vazhdojnë të jenë aktive dhe kanë arritur të afroheshin në mënyrë të rrezikshme në zonën e depozitimit të mbetjeve. Aktualisht, konsiderohet se rreziku që fusha e mbetjeve të përfshihet nga zjarri është shumë i lartë, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Për të përballuar situatën emergjente, janë vendosur në gatishmëri sistemet hidrante të Landfillit të Elbasanit, të cilat po shfrytëzohen për furnizimin me ujë dhe për mbështetje në operacionet e shuarjes së flakëve. Megjithatë, kushtet e vështira në terren, me temperaturat e larta dhe erën e lehtë që fryn në zonë, po e komplikon punën e zjarrfikësve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes te qytetarët, duke i inkurajuar ata të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur nga zjarri deri sa situata të normalizohet plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët kthehen në lumenj

Një stuhi e fuqishme goditi qytetin e Jaénit, i...

Neymar baba për herë të pestë, Bruna Biancardi po pret një tjetër vajzë

Neymar është përfolur sërish, por këtë herë jo për...

Vritet me thikë kantautori i Dua Lipës dhe Jessie J

Kantautori i njohur, Talay Riley, i cili ka bashkëpunuar...

Moderatori i njohur britanik trondit me lajmin: “Kam kancer, është agresiv, por u kap shumë herët”

Moderatori i njohur britanik, Jeremy Clarkson, ka tronditur publikun...