Përplasje me armë zjarri në Gjermani, humbin jetën dy persona

Publikuar me datë:

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi këtë të hënë në qytetin Offenburg, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Sipas policisë, autoritetet u njoftuan pak pas orës 09:00 të mëngjesit për të shtëna me armë në një kompleks apartamentesh. Në vendngjarje, efektivët gjetën një burrë të pajetë, ndërsa një grua ishte plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, policia rrethoi zonën dhe nisi një operacion të gjerë për të sqaruar rrethanat e incidentit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërsa motivet dhe mënyra se si ndodhi ngjarja mbeten ende nën hetim.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me të.

Autoritetet kanë bërë me dije se, bazuar në informacionet paraprake, nuk ekziston kërcënim për sigurinë e publikut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktorja e inteligjencës artificiale, Tilly Norwood, do të luajë në filmin e parë

Një aktore e inteligjencës artificiale pa përvojë të jetuar...

DOSJA/ Zbulohen 5 emrat e tjerë të grupit të Call-Centerave

Janë zbuluar emra të tjerë që policia dhe prokuroria e Tiranës, i ka vënë në hetim, lidhur me mashtrimin e bursave online në disa pika “Call Centëri”, ku bënin pjesë emra tashmë të arrestuar dhe proceduar në gjëndje të lirë, si Xhoel Mekolli, Eduard Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Marsel Lami, Aida Vokli, […]