Përkujtohen Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli, nderohet sakrifica e patriotëve shqiptarë

Publikuar me datë:

Në Shkodër është përkujtuar sot 111-vjetori i vrasjes së dy figurave të shquara të historisë dhe kombit tonë, patriotëve Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli. Për të nderuar jetën dhe veprën e tyre, Organizata e Veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare organizoi homazhe pranë memorialit të tyre.

Të pranishmit vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në nderim të sakrificës së dy patriotëve, të cilët ranë për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Përfaqësuesit e organizatës vlerësuan lart kontributin e këtyre patriotëve, duke theksuar se trashëgimia që ata lanë pas duhet të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.

Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vranë pabesisht në Shkodër në korrik të vitit 1915 nga forcat pushtuese malazeze, duke mbetur përjetësisht simbol i qëndresës dhe i dashurisë për atdheun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...