PD sot në protestë, thirrja e Bardhit: Rama është i izoluar, koha ta rrëzojmë

Publikuar me datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur sot nga PD në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se “Edi Rama është i izoluar, koha ta rrëzojmë” dhe e akuzon kryeministrin si pengesë për integrimin evropian, duke e lidhur këtë me mbrojtjen politike të korrupsionit.

Postimi i Bardhit:

Sot, 22 mars, ora 18:00, @kryeministria

PROTESTË KOMBËTARE: KUNDËR KORRUPSIONIT, KUNDËR EDI RAMËS.

Edi Rama po pengon integrimin evropian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korçë/ Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati

Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite një depo të...

Ura e Bunës, ndërhyrjet që nuk zgjasin as dy javë

Gjendja e bazamentit dhe e dërrasave në Urën e...