Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite një depo të improvizuar, e ngritur në tarracën e një pallati në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Edhe Policia e Shtetit ndodhet në terren për të monitoruar situatën.
Deri tani nuk ka të raportuar të lënduar, ndërsa shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit mbeten ende të panjohura.

