PD: “PS vendosi e vetme”, publikon propozimin për ndarjen territoriale! 100 bashki dhe 6 rajone

Publikuar me datë:

Partia Demokratike ka prezantuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, duke kundërshtuar qasjen e ndjekur nga Partia Socialiste, të cilën e konsideron të njëanshme.

Ekspertët e PD-së kanë hartuar një draft që sugjeron themelimin e 100 bashkive dhe krijimin e 6 rajoneve. Ky dokument u është dërguar anëtarëve të grupit parlamentar demokrat nga bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi.

Boçi, në një mesazh për deputetët e PD-së, thekson:

“Të nderuar deputetë, me miratimin e Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të grupit, ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tanë. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Falenderime!”

Kjo nismë e opozitës vjen në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes partive politike në Komisionin për Reformën Territoriale, ku Partia Demokratike ka akuzuar Partinë Socialiste se ka vepruar e vetme, pa dialog dhe duke injoruar sugjerimet e opozitës.

Përfaqësuesit demokratë thonë se modeli me 100 bashki dhe 6 rajone synon të sjellë një ndarje më të drejtë të pushtetit vendor dhe të garantojë përfaqësim më të plotë të komuniteteve vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]