Partia Demokratike në Fushë-Arrëz ka nisur konsultimet me strukturat dhe anëtarësinë për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Pas takimeve të zhvilluara në pesë njësitë administrative, shumica e propozimeve të demokratëve kanë qenë në favor të kryetarit aktual të bashkisë, Hil Curri, si kandidat për një mandat tjetër.
Përveç kandidaturës së Currit, demokratët kanë shprehur edhe kërkesën që emri për zgjedhjet e ardhshme të mos përcaktohet nga drejtuesit e partisë, por të dalë përmes procesit të primareve dhe votës së anëtarësisë.
PD e Fushë-Arrëzit thekson se propozimet dhe kërkesa për primare duhet të merren në konsideratë në procesin e përzgjedhjes së kandidatit.
