PD mbledh Kryesinë, në fokus Kuvendi i 30 Majit

Publikuar me datë:

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj të mërkurën, më 27 maj 2026, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet më 30 maj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi të shpërndarë nga drejtuesit e PD-së për anëtarët e Kryesisë, ku bëhen të ditura edhe çështjet kryesore që do të diskutohen në takim.

Mbledhja, e cila do të nisë në orën 19:00, pritet të fokusohet në vendimmarrje të rëndësishme organizative dhe politike për forcën më të madhe opozitare.

Në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në statut, propozimet për përbërjen e organeve drejtuese, si dhe masat organizative për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar.

Sipas rendit të ditës, janë parashikuar këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet në statut.

  2. Shqyrtimi i propozimeve të kryetarit të partisë për listën e kandidatëve që do t’i propozohen Kuvendit Kombëtar për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

  3. Masat organizative për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 30 majit 2026.

  4. Të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]