Pas projektit të kullës, Vëllezërit Veshaj rreshtohen krah investimeve strategjike

Publikuar me datë:

Podcasti i Vëllezërve Veshaj është zhvendosur mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Vlorës, ku të ftuar ishin ish-futbollisti vlonjat Basil Ruci, sipërmarrësi Bruno Musa, Rinald Bezhani dhe këngëtari Renato Jaho.

Gjatë bisedës, një nga temat kryesore ishte projekti i shumëdiskutuar i Zvërnecit. Në përgjithësi, të ftuarit dhe drejtuesit e podcastit u shprehën pozitivisht për investimin, duke theksuar ndikimin që ai mund të ketë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Por episodi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale për shkak të kontekstit në të cilin u transmetua. Prej ditësh, në Tiranë dhe qytete të tjera po zhvillohen protesta kundër projektit në Zvërnec, ndërsa shumë figura publike kanë mbajtur qëndrime pro ose kundër kësaj çështjeje.

Në këtë debat, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë në dukje se Vëllezërit Veshaj nuk kanë reaguar publikisht për protestat, por kanë zgjedhur të zhvillojnë një diskutim ku mbështetja për investimin ka qenë e dukshme.

Diskutimet janë intensifikuar edhe më shumë pas lajmit të publikuar disa ditë më parë, sipas të cilit Donald Veshaj dhe kompania e tij janë përfitues në një projekt për ndërtimin e një kulle 33-katëshe në qytetin e Vlorës.

Pikërisht ky fakt ka nxitur komente dhe aludime në rrjet, ku shumë qytetarë kanë ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë e qëndrimeve të tyre ndaj investimeve të mëdha. Mes komenteve kritike, nuk kanë munguar as ironitë që lidhin përfitimin nga projekte të rëndësishme zhvillimore me mbështetjen publike për investimet strategjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related