I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, gjykata lë në burg Sajmir Kolaverin

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit arrest në burg të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin.

Ai u ekstradua një ditë me parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel.

Ai dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Kolaveri është familjar i Aurel Hoxhës po ashtu i shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit.

Ne seancë Kolaveri ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve, më 5 gusht 2020, Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi kriminal për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi, për motive gjakmarrjeje.

Më pas, sipas akuzës, ai ka marrë pjesë në transportimin dhe varrosjen e kufomës në fshatin Shpërdhet, në Mamurras.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...