Papa Leo kundër dënimit me vdekje: Është i papranueshëm dhe shkel dinjitetin njerëzor

Publikuar me datë:

Papa Leo XIV e dënoi ashpër dënimin me vdekje këtë të shtunë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dënimit me Vdekje, duke reaguar edhe ndaj ekzekutimit publik që po planifikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dënimi me vdekje është i papranueshëm sepse ofendon dinjitetin dhe jetën njerëzore. Interesi i përbashkët mund të mbrohet dhe kushtet e drejtësisë të ruhen pa iu drejtuar dënimit me vdekje. Janë hartuar sisteme efektive paraburgimi që mbrojnë qytetarët, por, në të njëjtën kohë, nuk i privojnë plotësisht fajtorët nga mundësia e shpengimit”, shkroi Papa.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se do të transmetojnë në kohë reale ekzekutimin me pushkatim të Nidal Hassan, ish-major i Ushtrisë Amerikane, i dënuar me vdekje për sulmin masiv të vitit 2009 në Fort Hood, Teksas.

Ekzekutimi është caktuar të mbahen më 3 dhjetor, duke nxitur reagime të forta nga Kombet e Bashkuara, si edhe nga përfaqësues demokratë dhe republikanë në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related