Dy javë protesta të studentëve, Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së

Publikuar me datë:

Në një kohë kur Shqipëria po përballet prej dy javësh me protesta intensive të studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e grupit parlamentar.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në takimin me deputetët socialistë. Takimi zhvillohet në një moment tensionesh të forta politike dhe shoqërore, ndërsa protestat studentore, të nisura më 13 tetor, janë shtrirë në disa qytete të vendit, duke u shoqëruar me përplasje me policinë dhe thirrje për largimin e qeverisë.

Studentët kanë refuzuar deri tani ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se dorëheqja e tij mbetet kërkesa kryesore e protestave. Ndërkohë, ditët e fundit janë shënuar edhe lëvizje në drejtimin e institucioneve shtetërore, pas kërkesës së Ramës për dorëheqjen e një sërë drejtuesish të administratës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Protestat për korrupsion çuan në rrëzimin e Vuçiçit”, CNN: Beogradi shpërtheu në festime

Udhëheqësi i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen të dielën...

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës, siç raporton gazetarja Anila Hoxha. Pacolli ka bërë kallëzim për këtë çështje dhe është thirrur nga prokurorët për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve.