Pakistani: Teksti përfundimtar i marrëveshjes SHBA–Iran është arritur

Publikuar me datë:

Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se “teksti përfundimtar” i një marrëveshjeje për një paqe të qëndrueshme mes Iranit dhe SHBA-së “është arritur”.

Shehbaz Sharif ka theksuar se vendi i tij po “bashkëpunon ngushtë me të dy palët për finalizimin e hapat e mëtejshëm”.

Ai shtoi se “Paqja nuk ka qenë kurrë kaq afër sa tani”.

Pakistani ka luajtur rolin e ndërmjetësit kryesor në negociatat për paqe të dy vendeve, falë marrëdhënieve të mira që ka me secilën palë.

Kjo deklaratë nga Islamabad vjen pas njoftimeve nga presidenti amerikan, i cili tha se ishte arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme ka pasur disa paqartësi në lidhje me kushtet e marrëveshjes.

Mediat iraniane raportuan për disa kushte që dukeshin si dëshira të Teheranit, përfshirë kërkesën që SHBA të “paraqesë” një plan rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh për Iranin.

Raportet sugjeruan gjithashtu se kjo do të përfshinte heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe tërheqjen e forcave nga zonat përreth vendit.

“Negociatat përfundimtare” në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe “çështjet ekonomike” do të zhvilloheshin më vonë, por “pa diskutim” do të përjashtonin programin raketor të Iranit.

Donald Trump e cilësoi si “lajme të rreme” informacionin mbi kushtet që po raportoheshin për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, duke thënë se ato “nuk kishin të bënin fare me marrëveshjen e arritur”.

Pas kësaj, ai ndau një deklaratë të ministrit të jashtëm të Iranit, i cili nënvizoi se një marrëveshje “nuk ka qenë kurrë më afër” dhe paralajmëroi mediat të mos spekulonin rreth përmbajtjes së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2, mbi 1.000 persona në bord

Pas një telefonate anonime që paralajmëronte një bombë në...

Publikohet grupi i tretë ti dosjeve të UFO-ve nga SHBA

SHBA ka publikuar një seri të tretë dokumentesh të...

Bie zjarr në një ndërtesë në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Një incident i rëndësishëm është ndodhur në një banesë,...

Plagosje me thikë në Vlorë-Skelë, një person përfundon në spital

Një incident me motive ende të pasqaruara ka ndodhur...