‘Paketa juaj ka…’/ Dërgonte mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare, lihet në burg shtetasi francez

Publikuar me datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka kërkuar dhe siguruar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez Z.K., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Sipas organit të akuzës, në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 313/2026, dyshohet se shtetasi francez, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të tjera.

Hetimet kanë zbuluar se të dyshuarit dërgonin në mënyrë masive mesazhe mashtruese me përmbajtje që imitonin njoftime zyrtare të Postës Shqiptare. Mesazhi përmbante tekstin: “POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”, duke synuar marrjen e të dhënave bankare të qytetarëve përmes linkut mashtrues.

Më datë 26 maj 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me kërkesë të Prokurorisë, vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]