Lojtarët e Vllaznisë kanë bojkotuar seancën stërvitore për shkak të pagave të prapambetura që pretendojnë futbollistët.
Në seancën stërvitore nga ekipi i parë janë vetëm 4 futbollistë të rinj si Bizi, Uldedaj, Tahiri dhe Ara ndërsa e gjithë pjesa tjetër mungon.
Në seancën stërvitore ishte i pranishëm Presidenti Alban Xhaferi dhe drejtori i ri sportiv Alban Hasani të cilët zhvilluan një mbledhje dhe më pas 4 lojtarët dhe trajneri dolën në stërvitje.
Vllaznia ka një përballje të rëndësishme me Dinamon më 11 tetor por ndërsa ditët afrojnë, skuadra po kalon këtë vështirësi që mund të ndikojë në rezultat.

