Padia për shpifje ndaj Patrick Byrne, Hunter Biden fiton 1.7 milionë dollarë dëmshpërblim

Publikuar me datë:

Një gjyqtar federal shpalli vendimin e tij të premten mbi padinë e ngritur nga Hunter Biden ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Overstock.com, Patrick Byrne, duke i akorduar një dëmshpërblim prej 1.7 milion dollarësh.

Biden e paditi Byrne, një përkrahës i Donald Trump, i cili e kishte sfiduar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe kishte financuar përpjekjet për t’i anuluar ato në vitin 2023. Ai e akuzoi Byrne për gënjeshtra në një intervistë, ku pretendonte se Biden kishte kërkuar ryshfet nga qeveria e Iranit në vjeshtën e vitit 2021.

Gjatë asaj periudhe, Joe Biden, babai i Hunterit, shërbente si president i SHBA-së. Në intervistën e tij, Byrne bëri pretendimin se Hunter Biden kishte ofruar Iranit, në këmbim të një ryshfeti prej 800 milion dollarësh, mundësinë që ai të bisedonte me të atin dhe të zhbllokonte 8 miliardë dollarë në asete të ngrira iraniane, duke u siguruar gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të ishin të buta në negociatat bërthamore me Iranin.

Biden, në padi, shprehu se Byrne “bëri, publikoi dhe përsëriti deklarata të rreme dhe shpifëse, duke e ditur plotësisht se këto deklarata ishin të pavërteta, me qëllim që ta përballte paditësin me ngacmim, frikësim dhe dëmtim”.

Në një urdhër të lëshuar të premten, gjykatësi i distriktit amerikan Stephen Wilson nga Kalifornia theksoi se gjatë procesit, Byrne kishte mohuar se kishte bërë këto deklarata me “keqdashje të vërtetë”. Ai gjithashtu shpjegoi se Byrne i kishte thënë gjykatës që besonte se pretendimet ishin të vërteta për shkak të informacionit që kishte marrë nga një zyrtar i qeverisë iraniane në lidhje me skemën e supozuar të ryshfetit.

Gjykatësi shtoi se gjatë trajtimit të çështjes, gjykata kishte gjetur “prova të mjaftueshme” që mbështesnin arsyetimin se Byrne “e dinte që historia ishte e rreme dhe se pjesa më e madhe e rrëfimit për takimin e fshehtë me një zyrtar të qeverisë iraniane ishte e sajuar”.

Përveç dëmshpërblimit, gjykatësi Wilson urdhëroi që Byrne t’i paguante Bidenit rreth 35,000 dollarë në sanksione gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Si ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale?

Studimet tregojnë se ëndrrat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në...

Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, përfundon në spital e moshuara

Një aksident është raportuar në aksin nacional Lushnjë-Berat, në...

Zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e  Kupës së Botës

FIFA po i bën përgatitjet e fundit për finalen...

Kinë/ Evakuohen mbi 600 mijë banorë, tajfuni Bavi po i afrohet qytetit

Kina ka evakuuar më shumë se 600 mijë persona,...