5 të plagosur/ Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete

Publikuar me datë:

Një aksident  automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërkohë Policia, Ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, transportimin e tyre në spital dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related