Padia për shpifje, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambjentet e GJKKO, për procesin gjyqesor me biznesmenin Anduel Çekrezi, në lidhje me padinë për “shpifje”.

Palët nuk ranë dakord për pajtim në seancën e fundit duke vijuar seancat gjyqësore për padinë e shpifjes e cila lidhet me një konflikt të hershëm pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnje.

Konflikti lidhet me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik, ndërsa palët kanë pasur përplasje të vazhdueshme, përfshirë edhe në rrjetet sociale.

Biznesmeni Çekrezi pretendon se disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe se toka në fjalë është blerë ligjërisht.

Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti Braçe këmbëngul se bëhet fjalë për tokë publike, madje duke pretenduar se është privatizuar edhe një pjesë e lumit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...