“Pa ujë në shtëpi, por i ndërpresin furnizimin”/ Denoncimi i Nikoll Gjekajt për një të moshuar në Malësi të Madhe

Publikuar me datë:

Problematika e furnizimit me ujë të pijshëm vijon të jetë shqetësuese në disa zona të Malësisë së Madhe. Në një kohë kur banorët ankohen për mungesën e ujit, kontrollet ndaj lidhjeve të paligjshme kanë nisur të shoqërohen edhe me ndërhyrje në rrjetin e furnizimit.

Një prej rasteve të denoncuara publikisht vjen nga kryetari i Partisë Konservatore në Malësinë e Madhe, Nikoll Gjekaj.

Sipas tij, një prej personave ndaj të cilëve është ndërhyrë është një e moshuar, e njohur si “nana Drane”, e cila jeton e vetme.

Gjekaj pretendon se linja e ujit në banesën e saj është ndërprerë gjatë kontrolleve, pavarësisht se, sipas tij, furnizimi me ujë në çezkën e të moshuarës ka qenë i munguar.

Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po zbatohen masat ndaj lidhjeve të paligjshme, veçanërisht në zonat ku furnizimi me ujë vijon të jetë problematik.

“Si mund t’i presësh linjën një të moshuare që jeton vetëm, kur në çezmën e saj nuk ka ujë?”, është shqetësimi i ngritur nga Gjekaj, i cili e konsideron rastin një shembull të paradoksit që po krijohet në terren.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë thirrje për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, duke i konsideruar ato një prej faktorëve që ndikojnë në furnizimin me ujë të banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related