Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për nëntë persona të dyshuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Vendimi u mor këtë të martë, 5 maj, nga gjyqtarja Suela Lika, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, e përfaqësuar në seancë nga prokurori Gjergji Ceka.

Sipas gjykatës, u vlerësua si i ligjshëm ndalimi për shtetasit me iniciale I.Sh., N.S., G.Ç., J.I., A.B., L.F., R.Z., M.Ç. dhe R.H., të cilët dyshohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Për të gjithë personat nën hetim, gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest me burg”, duke urdhëruar vendosjen e tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, në dispozicion të organit procedues.

Gjithashtu, Prokuroria në bashkëpunim me policinë gjyqësore është ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi.

Kujtojmë se FNSH zhvilloi të shtunën, më 2 maj, një operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe në Prrenjas. U vendosën në pranga 16 persona, teksa u shpallën në kërkim 8 të tjerë. Kontrolle intenstive u kryen edhe në 27 banesa dhe lokale, teksa u sekuestrua dhe lëndë narkotike e llojit kokainë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor,...

Flamingot bëjnë “valixhet” gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, njëjtë si shefi i saj, Edi...