OKB kritikon marrëveshjen Itali–Shqipëri për transferimin e migrantëve: Nuk respektohen të drejtat

Publikuar me datë:

Komiteti kundër Torturës i Kombeve të Bashkuara ka vendosur në qendër të kritikave marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e azilkërkuesve në kampet e Gjadrit. Në një raport të fundit, ekspertët e OKB shprehin shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut në këtë skemë bashkëpunimi, duke shtuar se azilkërkuesit mund të përballen me pengesa të shumta në ushtrimin e të drejtave të tyre

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e azilkërkuesve në kampet e Gjadrit është vënë në qendër të kritikave nga Komiteti kundër Torturës i Kombeve të Bashkuara. Në raportin më të fundit për Italinë, ekspertët e OKB shprehin shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut në këtë skemë bashkëpunimi. Sipas raportit, azilkërkuesit e mbajtur në Shqipëri, edhe pse nën juridiksion italian, mund të përballen me pengesa të shumta në ushtrimin e të drejtave të tyre.

Një tjetër problem i ngritur lidhet me mundësinë reale që këta persona të marrin pjesë në proceset e tyre ligjore.

Raporti thekson gjithashtu mangësi në procesin e përzgjedhjes së personave që transferohen në Shqipëri.

Në përfundim, Komiteti i bën thirrje Italisë të rishikojë marrëveshjen me Shqipërinë dhe të garantojë respektimin e plotë të të drejtave themelore për çdo person të përfshirë në këto procedura. Ndërkohë që marrëveshja synon menaxhimin e flukseve migratore, organizmat ndërkombëtare paralajmërojnë se zbatimi i saj duhet të mos cenojë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çështja pritet të mbetet në vëmendje, ndërsa Italia duhet të raportojë për progresin në zbatimin e rekomandimeve deri në vitin 2027./Syri.TV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...