Nuse në Gjakovë, Ola zbulon si e priti familja Adionin

Publikuar me datë:

Historia e dashurisë mes Ola Elezaj dhe Adionit, që në fillim u duk si një lidhje e vështirë për t’u pranuar nga familja, është kurorëzuar tashmë në një fejesë pas përfundimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”.

E ftuar në “Ferma Club”, Ola tregoi se gjithçka u zyrtarizua menjëherë pas daljes nga reality show.

“Adin e kishin pranuar dhe familja ime kishte një simpati shumë të madhe për të, që as unë nuk e prisja. Folëm në telefon dhe menduam nëse do vazhdonte apo jo. Ai tha: ‘Nesër vijmë dhe e zyrtarizojmë’,” rrëfeu ajo.

Ajo komentoi edhe hyrjen e vëllait të saj në fermë, duke mbrojtur veprimin e tij: “Vëllai im kishte të drejtë 100%. Ka bërë gjënë e duhur në atë moment.Unë nuk ja shpejgoja dot aty që është e vërtetë me Adin. Dolëm jasht dhe e vërtetuam“.

Sipas Olës, lidhja mes tyre ishte kuptuar që brenda fermës, ndërsa tani çifti po jeton bashkë në Kosovë.

“Unë dhe Adi e kishim kuptuar nga brenda. Tani erdha nga Gjakova. Është shumë bukur. Po jetojmë atje,” tha ajo.

Megjithatë, ish-fermerja pranoi se eksperienca në “Ferma VIP” ka qenë e vështirë emocionalisht dhe se shpesh është penduar për hyrjen në format.

“Jam penduar shumë dhe nëse do e ktheja kohën pas, nuk do kisha hyrë në Ferma VIP, sepse isha shumë rehat. Por ndodhi për një arsye, që të njihja Adionin,” u shpreh Ola.

Ajo shtoi se nga fermerët i mungojnë më shumë Visi dhe Romiri, ndërsa theksoi se eksperienca në fermë i ka zbuluar anë të karakterit që nuk i njihte më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...