“Nuk ngjallen historitë” fituese e ‘Luleborë’, festivali në Shkodër në edicionin e 11

Në edicionin e 11-të të festivalit ‘Luleborë’ në Shkodër, ku konkurruan 16 këngë, fituese ishte kënga "Nuk ngjallen historitë". Gjithashtu, çmime kishte edhe për interpretuesin më të mirë, si dhe një e veçantë e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtares me origjinë nga India.

Kënga "Nuk ngjallen historitë", e kënduar nga Arseld Muca & Ea Zoga, është fituese e edicionit të 11-të të festivalit ‘Luleborë’ në Shkodër. Për dy netë, 16 këngë konkurruan në këtë festival, ndërsa 8 finalistë garuan për tre çmimet e para.

Çmimi “Interpretuesi më i mirë” shkoi për Ivan Tanushi, ndërsa çmimi i tretë për Lulka Merkulaj dhe çmimi i dytë për Leonora Tukiqi.

E veçanta e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtares me origjinë indiane, Sara Payman. Ajo mori pjesë me këngën “Një karrige pret”, me tekst të Françeska Ndojës, teksa tregoi emocionet e saj në këtë festival.

Teatri “Migjeni” dhuroi dy netë plot ritëm, emocione, art dhe kreativitet në edicionin e 11-të të festivalit Luleborë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe