“Nuk na është paguar qeraja e tokës”/ Dhjetëra banorë në protestë pranë zyrave të “Bankers Petroleum”, paralajmërojnë përshkallëzim: Të respektohet kontrata ose…

Publikuar me datë:

Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë protestuar paraditen e sotme përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës. Ata pohojnë të indinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinëz, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fillimvitit 2026 nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokës, e cila është në shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte, të cilat shfrytëzohen nga kompania që nga viti 2010.

Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratës nga një vjetore në dyvjetore dhe përgjysmimin e çmimit të qirasë nga 400 lekë për metër katror në 200.

Banorët pohojnë gjithashtu se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe përshkallëzimin e protestës.

Për banorët e zonës naftëmbajtëse, qiraja vjetore e tokave mbetet një ndër burimet kryesore të të ardhurave të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]