“Nuk kemi fusha”/ Kombëtarja e Golfit Shqiptar triumfon në Maltë. Përfaqësuesit kërkojnë mbështetje

Publikuar me datë:

Shqipëria ka shkruar historinë në golfin shqiptar, duke siguruar vendin e parë në Divizionin B të “European Men’s Team Shield Championship 2026”, garë e mbajtur në Maltë. Ironikisht, megjithë këtë arritje të jashtëzakonshme, ekipit kampion i mungon ende një fushë ku mund të ushtrohet në atdhe. Federata Shqiptare e Golfit thekson se mungesa e infrastrukturës vijon të jetë pengesa më e madhe për përparimin e këtij sporti. Federata i bën apel institucioneve që të mbështesin ndërtimin e terreneve të nevojshme, në mënyrë që lojtarët të mund të përgatiten për ngjarje të rëndësishme brenda vendit.

Sipas federatës, ky sukses është fryt i një pune 15-vjeçare nga sportistët, trajnerët dhe të gjithë përkrahësit e golfit në Shqipëri. Megjithatë, drejtuesit paralajmërojnë se ruajtja e këtij niveli konkurrues do të jetë e vështirë pa investime të reja në infrastrukturë dhe pa krijimin e një fushe golfi në Shqipëri. Federata gjithashtu e konsideron të domosdoshme ngritjen e një akademie të dedikuar për fëmijët, në një sport ku anëtarësia ka arritur rreth 100 golfistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku […]

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

Një turist gjerman ka rrëshqitur në një pjesë të...