Studentja e Mjekësisë ngre akuza për kuotat: Janë favorizuar vajza e deputetit dhe djali i ministrit

Publikuar me datë:

Dhimitra Nushi, studente në vitin e katërt të Mjekësisë, foli mbi protestën masive të paralajmëruar për të shtunën, duke vënë në pah se një ndër motivet kryesore që i shtyn të rinjtë drejt demonstratës është mungesa e meritokracisë. Si shembull, ajo përmendi rastet kur, sipas saj, fëmijët e deputetëve, ministrave apo individë të tjerë kanë përfituar nga kuotat.

“Presim që nesër në protestë të na bashkohet edhe diaspora, por edhe studentët, qytetarët e thjeshtë dhe nxënësit e shkollave, si dhe studentët që nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen gjatë javës. Unë jam duke protestuar sepse dua sigurinë që nesër, kur të dal në tregun e punës, të konkurroj me ndershmëri dhe barazi, pra të ketë meritokraci. Mendoj se nuk ka meritokraci, sepse të gjithë e dimë të vërtetën. Po flas për fushën time: në Shqipëri ka shumë pak kuota dhe, nga ato që kam parë, i ka marrë gjithmonë vajza e deputetit, djali i ministrit, vajza e ministrit apo personi X. Pra, nuk ka pasur meritokraci për studentin apo specializantin që vërtet e ka merituar. Ka pasur studentë ekselentë, me bursa, të cilët janë detyruar të shkojnë jashtë shtetit për t’u specializuar duke u ndarë nga familjet e tyre në Shqipëri”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]

Spiropali rikthehet në Facebook me një mesazh: “S’ka natë që s’ka të gdhirë”

Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale me një...