Nisin punimet prane Ures se Dajçit, ne aksin Lezhe-Shkoder

Publikuar me datë:

Pas njoftimit nga Policia Rrugore dhe kërkesës për një ndërhyrje urgjente nga Prefektura e Qarkut Lezhë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka filluar riparimet në Urën e Dajçit, e cila ndodhet në aksin Lezhë–Shkodër.

Ndërhyrjet e para kanë startuar rreth mesnatës së kaluar, me ekipet e punës që kanë nisur riparimin e pjesës së dëmtuar në pikën ku ura bashkohet me rrugën. Mungesa e elementëve metalikë kishte krijuar një kanal të rrezikshëm për qarkullimin e mjetëve.

Gjatë dy ditëve të fundit, ky segment ka shkaktuar shqetësime për drejtuesit e automjeteve, duke rezultuar në çarje gomash dhe dëmtime të ndryshme në mjetet e tyre. Në vendngjarje, Policia Rrugore ka qenë e pranishme për të sinjalizuar rrezikun dhe për të udhëhequr qarkullimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...