NBC News: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama justifikon 4 mln euro për koncertin e Kanye West

Publikuar me datë:

NBC News i ka kushtuar vëmendje vendimit të qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit Kanye West.

Media amerikane raporton se kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur përdorimin e fondeve publike, duke argumentuar se eventi do të shmangte dëmtimin e imazhit të Shqipërisë dhe pritet të gjenerojë rreth 100 milionë euro të ardhura nga turizmi.

NBC News thekson se vendimi ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe vjen në një kohë kur vendi po përballet me protesta të përditshme kundër qeverisë.

Në artikull përmenden edhe polemikat që kanë shoqëruar Kanye West për deklaratat e tij të mëparshme, si dhe fakti që protestat në Shqipëri nisën për projektin e resortit të lidhur me Jared Kushner, për t’u shtrirë më pas në akuza më të gjera ndaj qeverisë për korrupsion, të cilat Rama i ka mohuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...