Organizimi i protestës së re qytetare ka filluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë arrin në ditën e 27-të.
Qytetarë nga Tirana dhe nga rajone të tjera të vendit kanë filluar të mblidhen në qendër të kryeqytetit, duke bërë thirrje për një reflektim nga ana e autoriteteve ndaj kërkesave të tyre.
Kërkesa kryesore e protestuesve, ashtu si në ditët e kaluara, mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të vazhdojë me fjalime, marshime dhe forma të tjera të angazhimit qytetar, duke theksuar se mobilizimi do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

