Nis faza e dytë e projektit për ndriçimin rrugor në Velipojë

Publikuar me datë:

Ka nisur faza e dytë e projektit për ndriçimin e plotë rrugor në zonën e plazhit të Velipojës, një investim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër që synon përmirësimin e sigurisë dhe kushteve për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit veror.
Projekti parashikon instalimin e më shumë se 450 ndriçuesve LED të teknologjisë së fundit në të gjitha segmentet rrugore të plazhit. Një pjesë e rrugëve kanë përfunduar tashmë, ndërsa aktualisht puna vijon intensivisht në zonën e Vilunit
Sipas të dhënave të projektit, kalimi nga ndriçuesit tradicionalë halogjenë në sistemin modern LED do të sjellë edhe ulje të ndjeshme të kostove të energjisë. Konsumi vjetor nga 4.8 milion lekë me sistemin ekzistues pritet të reduktohet në rreth 2.3 milion lekë, duke sjellë një kursim prej afro 2.5 milion lekësh në vit.
Ndërhyrja synon jo vetëm përmirësimin e ndriçimit publik, por edhe rritjen e standardeve të sigurisë, lëvizjes dhe cilësisë së shërbimit në një nga zonat turistike më të frekuentuara të veriut të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...