Ngrihet task forca për turizmin/ Gonxhe: Në fokus siguria, pastrimi, zhurmat dhe qarkullimi

Publikuar me datë:

Ndërsa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin veror  ku pritet fluks i turistëve të huaj, ngrihet task Forca për të menaxhuar mbarëvajtjen e sezonit turistik në vend.

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja tha se ky mekanizëm do të funksionoj 24 orë në 7 ditë të javës dhe në të bëjnë pjesë një sërë institucionesh të cilat do të ndjekin të gjitha problematikat në kohë reale.

Në vëmendje të Task forcës sipas ministrit të Turizmit do të jetë siguria në plazhe, respektimin e distancave të mjeteve lundruese, pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në zonat turistike, kontrollin e zhurmave, sigurinë ushqimore si dhe  funksionimi i pikave shëndetësore sezonale.

Në pesë muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka pritur  3.7 milionë vizitorë të huaj duke pësuar një rritje me gati 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin...

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...