Ngatërruan rrugën nga një iluzion optik, “rindërtimi” i tragjedisë në Maldive ku humbën jetën 5 zhytësit

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me tragjedinë që i mori jetën pesë zhytësve italianë në Maldive. Hetuesit kanë rindërtuar tashmë minutë pas minute atë që ndodhi në zhytjen fatale brenda shpellës nënujore ku grupi humbi orientimin dhe mbeti pa oksigjen.

Sipas autoriteteve, pesë zhytësit kishin hyrë vullnetarisht në shpellë, hyrja e së cilës ishte e madhe dhe lehtësisht e dallueshme. Fillimisht ata kaluan në një dhomë të parë shumë të gjerë dhe më pas vijuan në një korridor rreth 30 metra të gjatë, i cili, sipas dëshmive të zhytësve të tjerë që e kanë eksploruar më herët, ka një formë të lakuar si “S” dhe zbret drejt një dhome të dytë.

Pasi eksploruan edhe këtë pjesë të shpellës, grupi tentoi të kthehej pas, por aty nisën problemet fatale. Hetuesit dyshojnë se zhytësit humbën orientimin gjatë kthimit për shkak të kushteve të vështira brenda shpellës.

Zhytësit profesionistë që inspektuan zonën kanë bërë me dije se dalja nuk është e lehtë për t’u identifikuar. Rrymat nënujore lëvizin rërën në fund të shpellës dhe krijojnë grumbullime sedimenti pikërisht në pjesën ku korridori ngjitet, duke dhënë iluzionin sikur hyrja është e mbyllur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...