Nga korriku vetëm një ndalesë në kufijtë me Maqedoninë e Veriut

Publikuar me datë:

Qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas do të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore duke filluar nga muaji Korrik. Kjo u arrit pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes ministrave të brendshëm të Shqipërisë, Besfort Lamallari, dhe Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

Aktin e nënshkrimit e pranishëm në drejtorinë e Policisë Dibër, e cila do të lehtësojë kalimin e qytetarëve të dy vendeve, e karakterizon bashkëpunimi dhe angazhimi për përmirësimin e lëvizjes.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, shprehu besimin se ky sistem, i cili aktualisht aplikohet edhe me Kosovën dhe Serbinë, do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes për qytetarët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, si dhe për uljen e barrierave për bizneset.

“Është fakt që kur keni marrë detyrën si ministër i brendshëm kemi qenë në kontakt. Personalisht keni kërkuar vetë për të ardhur tek kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot dhe ka shumë krenari ndoshta që jemi në vendlindjen tuaj. Në drejtorinë e Policisë Dibër. Kemi nderim të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme. Me qëllim që të lehtësojmë jetën e shtetasve tanë. Kalimi me një ndalesë të cilin po e firmosim sot, Maqedonia e implementon me Kosovën dhe Serbinë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Për shkak të numrit të madh të qytetarëve që lëvizin mes dy vendeve, kjo marrëveshje do të ketë një rëndësi të madhe për përmirësimin e lëvizjes dhe do t’i shërbejë gjithashtu edhe bizneseve. Besoj se në të ardhmen, kjo liri lëvizjeje do të sjellë përfitime të ndjeshme për të dy palët.
Principi “one stop” me një kontroll ndihmon gjithashtu në shkëmbimin efikas të informacionit në pikat kufitare. Implementimi fillestar i marrëveshjes do të nisë me “Qafë Thanën” dhe më pas do të zgjerohet në doganën e Bllatës.

Shpresojmë që zbatimi i kësaj marrëveshjeje të fillojë brenda muajit të ardhshëm, që të dyja vendet të arrijnë objektivat e tyre të përbashkët. Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e policisë, të cilët çdo ditë punojnë për qytetarët në të dy shtetet.
Një falenderim i veçantë për grupin e ekspertëve që ndihmuan në hartimin e kësaj marrëveshjeje, dhe në mënyrë personale falënderoj edhe ju, ministër, për interesimin dhe angazhimin tuaj në arritjen e këtij marrëveshjeje që po e nënshkruajmë sot,” tha Toshkovski.

Marrëveshja do të fillojë implementimin e saj me doganën e Qafë Thanës dhe më pas me atë të Bllatës në Dibër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Goditje për Spanjën, mesfushori humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Spanja ka pësuar një humbje të rëndësishme në Kupën...

Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë, problemet e sezonit turistik

Këtë sezon turistik, qeveria ka implementuar një reformë të...

Zjarr në Vlorë, flakët shumë pranë banesave

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në periferi të...