Nga Brukseli, Koçeku denoncon qeverinë: Shqipëria po përballet me korrupsion dhe arbitraritet

Publikuar me datë:

Deputetja, Marjana Koçeku, pas shkëputjes nga Partia Socialiste, ka njoftuar se ndodhet në Bruksel me ftesë të disa eurodeputetëve për të zhvilluar takime në Parlamentin Europian.

Përmes një reagimi publik, Koçeku tha se gjatë qëndrimit të saj në institucionin europian do të diskutojë mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet në Shqipëri, duke përfshirë problematikat mjedisore, protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit dhe shqetësimet që, sipas saj, lidhen me korrupsionin dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit në vend.

“Europa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”, shkruan Koçeku, teksa thekson se synimi i takimeve është informimi i eurodeputetëve mbi situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Vizita e saj në Parlamentin Europian vjen në një kohë kur protestat qytetare kanë marrë vëmendje të shtuar në opinionin publik, ndërsa Koçeku është shfaqur shpesh në mbështetje të tyre dhe kundër qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kelmend/ Administratorja takim me policinë për parandalimin e zjarreve

Në njësinë administrative të Kelmendit është zhvilluar një takim...

Shkodër/ Zhvillohet tryeza rajonane për turizmin

Në Shkodër, u zhvillua ngjarja “Tryeza Rajonale mbi Perspektivat...