Nga aleatë, në armiq: Përplasje dhe thumbime në distancë mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Publikuar me datë:

“Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”.

Kështu i është përgjigjur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkëpunimit të Vjosa Osmanit me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thumboi opozitën duke theksuar se ngatërrojnë dëshirat me faktet, teksa votimin e 7 qershorit e konsideroi një përsëritje e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Vetëm shikoni rezultatin konkret. Lëvizja Vetëvendosje 57 deputetë, ndërkaq LDK, PDK, AAK së bashku 43 deputetë. Pra, ato të tria bashkë 43 deputetë, ne LVV me partinë Guxo dhe Alternativën e PDShK-në 57 deputetë.

Pra, nuk jemi duke u krahasuar dy parti, por e gjithë opozita është 43 deputetë e Vetëvendosje është 57 deputetë, plus ne i kemi edhe nëntë deputetë të komuniteteve jo-shumicë, gjithsejtë bëjmë 66. Rrjedhimisht njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë, Vjosa Osmani vazhdon që të pakësojë radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ish-deputetja, Jeta Statovci i është bashkuar ish-presidentes për zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një njoftimi në Facebook.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit”, ka shkruar ajo. Zonja Osmani nuk i kursen thumbimet për Lëvizjen Vetëvendosje kur shkruan se me Statovcin i bashkojnë vlerat.

“Kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj...

SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen...