Nesër protestë/ Berisha refuzon të zbulojë detaje: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një tjetër thirrje për protestën e 8 majit, kësaj radhe jashtë Kuvendit.

Në një prononcim për mediat, ai refuzoi që të tregonte detaje nga skenari që do të ketë kësaj radhe protesta e opozitës.

“Nëse gjermani punon një orë, ose më pak se një orë për litrin e naftës, shqiptari punon një ditë. Në buxhetin familjar, shqiptarit i kushton nafta 7 herë më shumë se gjermanit.

Thirrja ime është, nesër çdo shqiptar, të paraqitet në protestë, në mbështetje të fuqishme të këtij raporti, të paraqitet në protestë për t’i dëshmuar çdo shqiptari dhe partnerëve e miqve tanë, se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë. Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Ka frikë e tmerr nga Parlamenti. Nuk shkel dot në sallë.

E paralajmëroj, të mos guxojnë të kundërshtojnë thirrjen për gjykatë. Atje do përfundojnë, ju e siguroj. Nesër, në orën 19:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve në emër të interesave të të gjithë qytetarëve.

Do shpaloset kundërshtari. Nuk mund ta mësojë online skenarin tonë”, tha ndër të tjera Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...