“Nesër më shumë”, qytetarët njoftojnë tjetër tubim kundër ndërtimeve në Zvërnec. Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

Publikuar me datë:

Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim në Tiranë. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë.

Gjithashtu, një nga momentet simbolike të tubimit ishte ndezja e blicave të telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetje për kauzën.

Organizatorët deklaruan se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave kundër ndërtimeve që, sipas tyre, rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

Gjatë protestës, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve në Zvërnec si dhe apeluan për anulimin e projektit të parashikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...