“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

Publikuar me datë:

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka reaguar pas sulmeve verbale të kryeministrit Edi Rama ndaj tij dhe grupit koordinator të protestave.

Në një prenoncim për mediat, Goxhaj e ka konsideruar qasjen e kryeministrit si të pritshme, duke theksuar se nuk ka ndërmend të bjerë në nivelin e retorikës së tij.

Goxhaj është shprehur se është i vetëdijshëm për strategjinë e sulmeve të qeverisë ndaj figurave që drejtojnë protestat, duke e lidhur këtë me situatën në të cilën ndodhet kryeministri.

“Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka, dhe nuk merrem as me Ramën dhe as me ata që ka lëshuar Rama dhe që ka Rama përreth. Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim.

Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator.

Të gjithë do i sulmojë. I bëj thirrje grupit koordinator që ta ketë parasysh kur ecën në rrugë, gjithëkush ecën në rrugë, i ka qëlluar të eci në rrugë, në rast se të kafshon një qen, ti çfarë bën? Kthehesh e kafshon dhe ti qenin?”, u shpreh Goxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related