Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related