Nepal/ Qytetari nxirret i gjallë nga tuneli pas 10 ditësh

Publikuar me datë:

Përmes një operacioni dramatik shpëtimi, një shtetas kinez është nxjerrë i gjallë nga një tunel i hidrocentralit në Nepal, plot dhjetë ditë pas bllokimit nga vërshimet e mëdha të ndodhura më 26 gusht.

Lu Haitao u gjet në tunelin 225 metra të gjatë të projektit hidroenergjetik Upper Trishuli-1, ku kishte qëndruar i bllokuar për ditë të tëra.

Ky është personi i tretë që shpëtohet i gjallë nga tunelet e hidrocentraleve, pas dy punëtorëve nepalezë që u nxorën një ditë më parë.

Ndërkohë, në një operacion të veçantë, ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë një grua e cila kishte mbetur nën rrënojat e shtëpisë së saj të mbuluar nga balta.

Shpëtimet po realizohen me asistencën e ushtrisë së Nepalit dhe specialistëve ndërkombëtarë.

Fatkeqësia, e shkaktuar nga rrëshqitja e një akullnaje, ka lënë mbi 1,300 viktima dhe mijëra të zhdukur, ndërkohë që rreth 900 punëtorë të hidrocentraleve mendohet se janë ende të humbur ose të bllokuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret në Fier/ Prefekti Anduel Xhindi: Nuk ka rrezik për zonat e banuara, vatrat janë nën kontroll

Pas zjarrit që përfshiu dhe dogji plotësisht pesë fshatra në Fier, situata sot paraqitet më e qetë, me vetëm tre vatra aktive, të cilat ndodhen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat. Ndërhyrjet nga ajri vijojnë ende në zonat e Frakullit, Levanit dhe Peshtanit, ku po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë […]