Europa po kalon një periudhë të ashpër të temperaturave të larta, teksa në disa rajone termometri ka shënuar mbi 40 gradë Celsius, sipas BBC.
Spanja ka shënuar një rekord për këtë vit, me 45.7 gradë Celsius, që është temperatura më e lartë e shënuar në shtet gjatë 2024.
Moti i nxehtë pritet të vijojë edhe për disa ditë në pjesët qendrore dhe jugore të kontinentit europian.
Ndërkohë, edhe në Mbretërinë e Bashkuar priten temperatura të larta gjatë fundjavës, me vlerat që mund të arrijnë deri në 28 gradë Celsius në juglindje.
Por vala e të nxehtit në territorin britanik do të zgjasë pak, pasi pas saj parashikohen reshje shiu dhe ajër më i freskët.

