Zjarret në Fier/ Prefekti Anduel Xhindi: Nuk ka rrezik për zonat e banuara, vatrat janë nën kontroll

Publikuar me datë:

Pas zjarrit që përfshiu dhe dogji plotësisht pesë fshatra në Fier, situata sot paraqitet më e qetë, me vetëm tre vatra aktive, të cilat ndodhen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.

Ndërhyrjet nga ajri vijojnë ende në zonat e Frakullit, Levanit dhe Peshtanit, ku po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë natës së kaluar, zjarret arritën të prekin edhe banesat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, veçanërisht në plantacionet me ullinj, vreshta dhe pemëtaria.

Anduel Xhindi, prefekti i qarkut Fier, ka deklaruar se situata tashmë është e menaxhuar dhe aktualisht nuk ekziston rrezik për komunitetet e banueshme.

Ai theksoi se nuk është e nevojshme të ndërmerren evakuime pasi vatrat janë të izoluara dhe vëzhgohen në vazhdimësi nga strukturat operacionale në terren.

Xhindi sqaroi se, gjatë ditës së djeshme, janë djegur tre objekte – dy shtëpi të pabanuara dhe një punishte – ndërsa një pjesë e madhe e ullishtave ka pësuar dëme të mëdha.

“Janë shkaktuar  dëme të mëdha në këto tre njësi. Falë angazhimit të strukturave civile, e kemi vënë nën kontroll situatën dhe aktualisht kemi dy vatra aktive. Fatmirësisht, në momentin që po flasim nuk ka rrezik për zonat e banuara. Kanë operuar një helikopter dhe një avion Air Tractor.

Nuk ka nevojë për të kryer evakuime, sepse zjarri është i izoluar. Ende nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmeve që janë shkaktuar deri tani. Gjatë ditës së djeshme janë djegur tre objekte, dy shtëpi të pabanuara dhe një punishte, ka edhe një sipërfaqe me ullishte dhe një sipërfaqe pyjore të djegur…”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama kritikon Beogradin për nderimet ndaj Mlladiçit: Serbia nuk duhet t’i bëhet dhuratë Moskës

Shqipëria ka dënuar ashpër mbajtjen e një ceremonie shtetërore...

Partizani fiton 2-3 ndaj Vllaznisë

Partizani ka triumfuar 2-3 përballë Vllaznisë në ndeshjen e...