“Ne u dhamë ujë për të pirë, ata na dhunuan”, protestuesi: Policia tentoi të na provokojë por ne rezistojmë

Publikuar me datë:

Protesta e 31-të qytetare, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ka qenë e shoqëruar me deklarata të fuqishme nga organizatorët. Ata e përshkruan këtë tubim si një fitore tjetër për protestuesit, përballë asaj që ata e konsiderojnë provokime nga policia.

Edison Lika, një nga organizatorët, theksoi se, pavarësisht tensioneve që u krijuan gjatë protestës para Kuvendit, qytetarët arritën të ruajnë karakterin paqësor të protestës dhe nuk u provokuan.

“Sot kemi arritur një tjetër fitore përballë policisë kriminale të Ramës. Kjo protestë, më e bukura në 36 vite, as sot nuk ra pre e provokimeve të policisë. Pavarësisht se tentuan disa herë të na provokonin, ne nuk ramë pre derisa u detyruan të na sulmojnë e më pas ulën kokën. E kuptuan që kjo protestë shënon fundin e tyre. Ju erdhi fundi!”, shprehu ai.

Lika gjithashtu u ndal te zhvillimet në Kuvend, duke vënë në dukje se deputetët e shumicës shmangën përballjen me qytetarët.

“E patë si u fshehën në Kuvend, ndiheshin si minj në çark. Janë të zgjedhurit e krimit dhe oligarkëve, jo tanët,” theksoi ai.

Në përfundim të fjalës, organizatori theksoi se protestuesit dëshmuan edhe një herë angazhimin e tyre për të vazhduar rezistencën paqësore.

“Sot ne rezistuam përsëri paqësisht dhe u treguam se jemi më të drejtë e më të fortë se ata,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...