“Në Shkodër nuk flitet gegë”/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ironizon deputeten Marjana Koçeku

Publikuar me datë:

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka rikthyer në vëmendje debatin për përdorimin e dialektit gegë, gjatë një takimi me studentë në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër.

Gogu u shpreh se gjatë vizitës së tij në universitet dhe në qytet nuk kishte dëgjuar askënd të fliste gegnisht, duke ngritur me ironi pyetjen nëse ky ishte shqetësimi kryesor i deputetes së PS, Marjana Koçeku.

Deputetja Koçeku ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve për faktin se përdor dialektin gegë në fjalimet e saj në Parlament dhe në dalje publike. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime dhe debate të shumta, ndërsa vetë ajo ka theksuar se do të vazhdojë të flasë gegnisht dhe jo shqipen standarde.

Ministri Gogu e preku sërish këtë çështje pikërisht në Shkodër, duke “thumbuar” kolegen e tij socialiste, e cila prej kohësh e mbron hapur përdorimin e gegnishtes.

Nga të pranishmit në sallë nuk pati reagime, me përjashtim të rektorit të universitetit, Tonin Gjuraj, i cili theksoi se studentët në pyetjet drejtuar ministrit respektojnë shqipen standarde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related