Në mungesë të dëgjesave publike, prof. Zef Gjeta publikon vizionin e tij për zhvillimin e Shkodrës: Aeroport, stadium gjigant dhe industri moderne

Publikuar me datë:

Në mungesë të dëgjesave publike apo përfshirjes së ekspertave në vendimmarrje, të paktën rrjetet sociale na lejojnë të ndajmë mendime. Profesor Zef Gjeta ka mendimet e tija se si Shkodra mund të ketë një plan zhvillimi.

Ai ka publikuar një plan të detajuar me ide dhe projekte që, sipas tij, mund ta kthejnë Shkodrën në një qendër të madhe zhvillimi urban, ekonomik dhe sportiv.

Në reagimin e tij, profesori propozon devijimin e lumenjve Kir dhe Drin për të shmangur përmbytjet dhe për të krijuar hapësira të reja zhvillimi, ndërtimin e tuneleve hyrëse në qytet, një rrugë panoramike buzë liqenit deri në Han të Hotit, si dhe transformimin e zonës Tabakë–Alibegaj në park arkeologjik.

Mes ideve më ambicioze janë ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në zonën e Melgushës, krijimi i industrisë së makinave dhe teknologjisë në Bushat, si dhe ndërtimi i një qendre sportive ndërkombëtare në Zues–Tarabosh, me stadium të madh, pista garash, teatro dhe zona argëtimi.

Profesori e mbyll reagimin me kërkesën për zgjerimin e rrugës Shkodër–Tiranë me nga 3 korsi në secilin kah, duke e konsideruar si një lidhje direkte të Shkodrës me Perëndimin.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq e dashamirës! Këto ditë po dëgjoj shume për Shkodrën dhe zhvillimin që do të ketë nga një investim që po vjen… Nuk dua të komentoj mbi të pasi nuk është koha: koha do të ishte nëse dikush na pyeste paraprakisht. Meqë kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka shumë gjasa të ndodhë, po ndaj me ju disa mendime. Për mua SHKODRA merr vendin që i takon kur të jetë QENDER e madhe dhe e ZHVILLUAR. Përsa i takon qendrës e dua aq të madhe e të rëndësishme sa çthonë dokumtet për kohën e Venedikut, pra nuk po kërkoj shumë, të sa 500 vjet më parë e mdhe dhe e rëndësishme. Sa i takon ZHVILLIMIT, doja nje plan të perspektivës, paret për të këtë plan nuk e kërkoj menjëherë: të zbatohet me faza: por PLANIN e dua. Une po them si e dua unë: Lumi Kir te pershkoje qytetin ne nje kanal betoni me gjerberim ne te dy anet, lumi Drin te futet ne kanal nga Ashta deri ne derdhjen aktuale. Keto dy devijime nuk lejojne me permbytje te qytetit dhe hapin shume vend per zhvillimin e zgjerimin e qytetit. Rruget hyrese te Shkodres te jene 3: me tuned qe del te çelesi I ndryshkur (hyrja qytetese) dhe nje te fusha e druve e tjera ne Zues. Te kete nje rruge bregut te Liqenit te Shkodres deri ne Han te Hotit dhe pjesa qe mbetet (nje pjese e Livadeve) dhe pjesa qe lirojne dy lumenjte e kanalizuar dhe Kodrat e Tepes, te zhvillohet qyteti. Pjesa e treguar ne skice Tabakja e Alibegaj te rrethohen si ne Holande dhe te jete pjesa arkeologjike e qytetit: dalin dhjetera shtresa qyteterimesh dhe muri rrethues i Kalase prej 1.5 meter. Kodrat e Melgushes te ulen (sheshohen) dhe te ndertohet Aeroprt nderkombetar. Ne te dy anet e kodrave te Bushatit te zhillohet Industri e prodhimit te makinave dhe industri e pjeseve kompjuterike (te dyja me kooperim). Zona Zues Tarabosh te behet qender nderkombetare sportive: stadium me i madh ne gadishullin Ilirik, fusha stervitje, nje pallat shumesportesh, disa kinema dhe teater, piste makina garash, piste motor garash, piste biçikletash, zona argetimi dhe shetitje te popullates. Ne pjesen mbi Spathar te ndertohet implants fotovoltaik ne rajon. Natyrisht qe kam edhe disa ide me te detajuara, por ju kerkoj ndjese per menyren e paraqitura ne skincare, pasi jane mjaft amatore, por besoj se ndihmojne te plotesohen idete qe paraqita. Dhe se fundmi: nje kerkese e hershme – rruga Shkoder – Tirane duhet me 3 korsi ne secilen ane: nje per Shkodranet e rrerhina, nje per Kosovaret e nje per ne Perendim (e veteran rruge direkte qe te çon ne Perendim)! Me shume nderim per secilin qe do ti lexoje keto shenime! RESPEKTE PER TE GJITHE JU!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related